Interneti tallet me Gwyneth Paltrow për ‘produktet e vaginës’, por aktorja s’bën asgjë ‘pa dashje’

Bota e Yjeve

Interneti tallet me Gwyneth Paltrow për ‘produktet e vaginës’, por aktorja s’bën asgjë ‘pa dashje’

Më: 8 prill 2021 Në ora: 07:26
Gwyneth Paltrow

Vitin e kaluar, Gwyneth Paltrow krijoi një qiri të quajtur “This Smells Like My Vagina” dhe i vuri çmimin £58.

Pasi qiriri me “aromë vagine” u shit tërësisht, disa muaj më vonë, aktorja nxorri në treg një qiri tjetër të quajtur ‘This Smells Like My Orgasm”, duke supozuar se qiriri “kishte aromë orgazme”. Edhe ky produkt u shit totalisht për £68.

Kohët e fundit, ajo ka folur edhe për daljen në treg të një tjetër qiriri tjetër, që do të vijë erë, si “orgazma e Kim Kardashian”. Paltrow është një person i famshëm dhe me influencë që shpesh herë keqinformon, edhe me dashje. Të thuash se “orgazma ka aromë” mund të jetë e rrezikshme, por kur lexon se përbërësit janë “trëndafil, çaj etj”, kupton se është thjesht një efekt tjetër marketingu. 

Image

Sido që të jetë, teksa Gwyneth jep këshilla të gabuara në internet dhe shet produkte të çuditshme si “qirinj me aromë orgazme dhe vagine”, duket se kjo funksionon për aktoren dhe sipërmarrësen, e cila sipas Wealthy Genius ka një pasuri neto prej $160 milionë. Në fund të fundit, çdo publicitet, i mirë apo i keq, mbetet publicitet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat