Afërdita foli për lindjen e Sky Blue dhe i dha disa këshilla të gjitha nënave të reja!

Bota e Yjeve

Afërdita foli për lindjen e Sky Blue dhe i dha disa këshilla të gjitha nënave të reja!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:08
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl, Sky Blue

Në datën 16 të muajit Mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbiz-it nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

Sky është bebushi më i komentuar i momentit në Instagram, që i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tij.

Për ndjekësit e saj, Afërdita është rrëfyer se ka lindur në mënyrë natyrale, pasi ashtu ka qenë më e mira për trupin e saj (dhe siç të gjithë e dimë, rikuperimi është më i shpejtë).

A e bëri epidurialin? Përgjigjja është PO dhe madje nuk është penduar aspak.

Afërdita tregon se ka ende “rrugë” për të bërë për t’u dukur në top formë, por për momentin gjithçka që i intereson është bebushi. Pra, gjithçka me kohën e saj dhe s’ka aspak vend për stres.

Përsa  i përket emrit të vogëlushit, Afërdita ka zbuluar më herët se e ka zgjedhur vetë dhe se i ka ardhur një ditë rastësisht në mendje.

“Ishte ideja ime… po qëndroja shtrirë një ditë dhe po relaksohesha dhe po ndjeja që po shkelmonte dhe thashë ai do të jetë Qielli ynë! Bashkëshortit tim i pëlqeu shumë ideja”, ka thënë ajo.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat