Nuk janë shfaqur shumë bashkë, Armina detyrohet të sqarojë marrëdhënien me Shkëlzenin

Bota e Yjeve

Nuk janë shfaqur shumë bashkë, Armina detyrohet të sqarojë marrëdhënien me Shkëlzenin

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:58
Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani

Si bloggere që është, Armina Mevlani është mjaft aktive në rrjete sociale. Ajo publikon çdo ditë detaje nga jeta e saj, por këto kohë nuk e kemi parë të shfaqet shumë me partnerin, Shkëlzen Berisha. Kjo gjë ju ka rënë në sy ndjekësve të Arminës, që janë interesuar se si po shkon marrëdhënia e saj me Shkëlzenin.

Sot ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale dhe dikush e ka pyetur nëse kalon akoma shumë kohë me Shkëlzenin si më parë.

“Sa kohë kalon me Shkëlzenin se duket që jeni të distancuar diçka? “.

Përgjigja e Arminës nuk ka munguar dhe ajo ka treguar se si qëndron e vërteta.

“Jo aspak. Kaloj shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë”, është përgjigjur Mevlani.

Ndërsa një tjetër e ka pyetur se cilat janë tiparet që vlerëson më shumë tek partneri i saj.

“Më pëlqen fakti që asnjëherë nuk mërzitemi së bashku. Kemi gjithmonë biseda për të bërë, ai do familjen, kafshët, natyrën dhe më pëlqen që është aq i zgjuar, i kulturuar dhe i dashur”, ka treguar Armina.

Kujtojmë se Armina dhe Shkëlzeni kanë shumë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe në vitin 2018-të e kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat