Mesazhi i Adriana Matoshit: Dashuria në distancë është sprovë

Bota e Yjeve

Mesazhi i Adriana Matoshit: Dashuria në distancë është sprovë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:58
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld

Aktorja dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë shumë e komentuar në rrjetet sociale e shtypin rozë.

Pavarësisht punës e angazhimeve, artistja nga Gjilani përflitet tejet shumë edhe për jetën personale gjegjësisht lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Derisa reagimet e kritikat rreth lidhjes së tyre janë të shumta, ajo duket se po e shijon romancën në masë të madhe.

Image

Nëna e katër fëmijëve ka ndarë së fundmi një postim në InstaStory ku shfaqet mjaft e lumtur e mbërthyer nga partneri i saj.

“Dashuria në distancë është sprovë, Zoti i sprovon njerëzit që i do më shumë”, kanë qenë fjalët përkrah imazhit.

Image

Kjo pasi Keith jeton dhe vepron në Belgjikë dhe se çifti me këtë rast nuk janë tërë kohën së bashku.

Sidoqoftë, kjo është lidhja e dytë zyrtare e Matoshit pas ndarjes nga Albert Sylejmani, me të cilin ndan katër fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat