‘Më vjen për të qarë’, Orinda Huta flet pas lindjes së vajzës

Bota e Yjeve

‘Më vjen për të qarë’, Orinda Huta flet pas lindjes së vajzës

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:41
Orinda Huta

Çifti shumë i dashur për publikun, Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë me datë 15 Korrik. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Atara, që do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Sot është bërë një javë që nga lindja e vogëlushes dhe Orinda ka ndarë me ndjekësit fotot më të ëmbla krah saj.

Po ashtu, ajo i ka dedikuar fjalët më të bukura duke e quajtur kurorë të dashurisë 14-vjeçare me Turin.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjeçare”, ka shkruar Orinda.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat