Zi në familjen e Eli Farës, vajza e saj rrëqeth me dedikimin: Unë e di që ti je këtu të shoh në fytyrën e mamit

Bota e Yjeve

Zi në familjen e Eli Farës, vajza e saj rrëqeth me dedikimin: Unë e di që ti je këtu të shoh në fytyrën e mamit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 20:55

Eli Fara ka dhënë dje lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta të nënës së saj.

“Ndërroi jetë nëna ime Vangjelia Bello Fara. E shtrenjta ime t’u prehtë shpirti në paqe”, është shprehur ajo mes tjerash në pak rreshta ku ka ndarë edhe një foto bardhë e zi nga e cila nuk është e vështirë të dallohet ngjashmëria e këngëtares me të ëmën.

Në rrjetet sociale ka reaguar edhe vajza e Eli Farës, Marina e cila duket se po e vuan shumë ndarjen nga jeta e gjyshes së saj.

Image

“Ti je këtu. Të shoh në sytë e dajës, të shoh në fytyrën e mamit. Të shoh brenda zemrës sime, ku do të jesh gjithmonë.”, shkruan Marina ndër shumë rreshta të tjera ku shpreh dhimbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat