“Pashë vdekjen me sy”/Çfarë i ndodhi Fifit teksa udhëtonte me makinë vetëm

Bota e Yjeve

“Pashë vdekjen me sy”/Çfarë i ndodhi Fifit teksa udhëtonte me makinë vetëm

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 12:14
Fifi

Mbrëmjen e djeshme, Fifi vendosi të realizojë disa video për ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja shfaqej duke udhëtuar me makinë natën, kur papritur në sfond dëgjohet zhurma e një makine që frenon fort.

Fifi ndalon së foluri dhe duket aq e tmerruar, sa në një video tjetër është shprehur se “ka parë vdekjen me sy”.

“Jam e shokuar. Po bëja një video, po prisja në semafor, në makinë. Dhe e dini çfarë përjetova?! Pashë vdekjen me sy 100%. Videoja tjetër që do ju tregoj, mund të dëgjoni zhurmat”,- tha Fifi.

Këngëtarja ka treguar më parë se ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni, pasi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, shkroi: “Po kam kalu dhe normal që ka pasoja ajo gjëja… Mu m’ka lanë takikardinë ama kjo është e veçanta jem dhe e kontrolloj unë atë, jo ajo mu… Nuk përballoj dot emocione të forta as negative, as positive… e prapë jam e lumtur që mund të dashuroj pa kontroll”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat