Hailey është shtatzënë? Ky veprim i Justin Bieber ngre dyshimet

Bota e Yjeve

Hailey është shtatzënë? Ky veprim i Justin Bieber ngre dyshimet

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:27
Justin dhe Hailey Bieber

Justin Bieber ngriti dyshimet se bashkëshortja e tij, Hailey, është shtatzënë, pasi ai vuri duart e tij rreth barkut të modeles gjatë kohës që pozonin para fotografëve në “Met Gala 2021”.

Rrejti nisi të besonte se kjo ishte mënyra që Bieber zgjodhi për të dhënë lajmin e pritjes së ëmbël, por burimet pranë çiftit thanë për “TMZ” se Hailey nuk është shtatzënë dhe dora e Bieberit në barkun e saj, ishte thjesht një pozë e momentit.

Justin dhe Hailey kaluan për herë të parë bashkë në tapetin e kuq të “Met Gala” këtë vit. Ata festuan gjithashtu edhe përvjetorin e martesës së tyre.

Justin dhe Hailey u martuan në vitin 2018 dhe organizuan një ceremoni private  në Karolinën e Jugut në vitin 2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat