Rihanna nxit imagjinatën, shfaqet në formë të mrekullueshme

Bota e Yjeve

Rihanna nxit imagjinatën, shfaqet në formë të mrekullueshme

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:43
Rihanna

Është padyshim një prej artisteve më të kompletuara të muzikës në botë, por prej kohësh ajo ka e dëshmuar vetën edhe në biznes.

Rihanna ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar muzikë të re, ajo është vazhdimisht në qendër të vëmendjes, dhe vetëm pak javë më parë ajo publikoj shfaqjen e tretë më radhë nga linja e saj e të brendshmeve “Savage X Fenty”.

32-vjeçarja e cila u bë artistja e parë miliardere, ka vazhduar të promovojë linjën e të brendshmeve personalisht, me fotosesione që nuk duan shumë koment.

Image

Në disa imazhe të reja që janë postuar në faqen zyrtare të “Savage X Fenty”, shihet ylli nga Barbadosi e veshur në një kostum të tejdukshëm me ngjyrë të gjelbër, teksa qëndronte e shtrirë në një ambient që dhuronte vështrimin nga qyteti i New York-ut.

Image

Nuk mund ta bllokosh pamjen, nëse jeni ju pamja”, shkruhet në mbishkrimin e imazheve, teksa Rihanna dukej e përkryer, me linja perfekte dhe tejet provokuese.

Ndërkohë, ylli i hitit “Work” nuk ka publikuar këngë të reja që nga lansimi i albumit të fundit “Anti” në vitin 2016, ajo ka njoftuar se puna për këtë ka filluar dhe se albumi i ri është rrugës, ndërsa është shprehur se do të jetë diçka komplet ndryshe nga ajo që ka bërë deri tani.

Ndryshe, artistja e famshme aktualisht po shijon romancën me reperin, Asap Rocky, me të cilin doli publikisht edhe në eventin më të madh të modës Met Gal. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat