Artistja Antigona Bajrami gati me supriza vjen si një yll

Bota e Yjeve

Artistja Antigona Bajrami gati me supriza vjen si një yll

Nga: Maksim Gjokaj Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:02
Antigona Bajrami

Ajo është një artiste e njohur por dhe një personazh shembull falë dhe punës që ajo bën në dashurinë që ajo ka për profesionin e saj unik.

E kjo është Antigona Bajrami ku këtë herë mësojme dhe kemi lajme pë pasionin e saj si këngëtare ku për disa ditë ka qenë në Kosovë e Shqipëri e ftuar në programe të ndryshme festive që po xhirohen.

E fotot që ajo ka publikuar tregojnë se ajo do të duket si një yll në programin "Odeon" e te produksioni "Baresha" e më pas në Shkodër ka marrë pjesë në programin e TV-së Blu Sky.

Antigona është prezantuar në këto programe me një super potpuri dhe një cover të Fatmira Breqanit kënduar mjaft bukur nga ajo.

Ne mësojmë gjithashtu se ajo do të rikthehet sërish në muajin dhjetor për të qenë e pranishme në në tjera programe festive ku do të prezantoj projekte të reja muzikore.

Image
 

Të gjithë jemi kureshtar dhe mezi e presim ta shohim artisten në këto programe festive.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat