Si asnjëherë më parë, J.Lo bën ndryshimin drastik në look

Bota e Yjeve

Si asnjëherë më parë, J.Lo bën ndryshimin drastik në look

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:34
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është padyshim një prej personazheve më të dashura dhe të komentuara sidomos rreth pamjes fizike. Edhe pse i ka kaluar të 50-tat pamjen e saj e kemi zili të gjitha.

Këngëtaren e kemi parë gjithmonë me flokë të gjata në ngjyrë lajthi e nuanca të tjera bjonde. Por duket se këtë vit J.Lo ka vendosur të eksperimentojë.

Më herë ajo guxoi duke u shfaqur me flokë të shkurtëra për kopertinën e revistës “Allure”.

Paraqitje kjo që u komentua gjatë. E jo më pak duket se do komentohet ndryshimi i saj i fundit në pamje. Ajo është bërë imazhi i ri i një firme këpucësh, ku ka vendosur të dalë nga zona e komfortit dhe të provojë diçka të re. Jennifer Lopez ka ardhur këtë herë me flokë rozë duke na lënë të gjithve pa fjalë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat