Me rastin e 26-vjetorit të lindjes, Enca organizon një super festë luksoze në Dubai! Ja pamjet nga dita e veçantë e këngëtares

Bota e Yjeve

Me rastin e 26-vjetorit të lindjes, Enca organizon një super festë luksoze në Dubai! Ja pamjet nga dita e veçantë e këngëtares

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:33
Enca Haxhia

Këngëtarja Enca Haxhia feston sot 26-vjetorin e lindjes, për të cilin i kishte nisur përgatitjet një javë më parë. Artistja ndau me fansat disa ditë më parë disa fotografi në Instastory me anë të të cilave tregonte se kishte prerë dhe lyer flokët.

Këtë ditë të veçantë, Enca zgjodhi ta festonte në një vend luksoz në Dubai, së bashku me miqtë e saj.

Këngëtarja publikoi në Instastory disa pamje nga festa “e çmendur”. Në mesnatë artistja është surprizuar nga miqtë e saj, të cilët i kishin zbukuruar dhomën e hotelit me tullumbacë në ngjyrë të bardhë dhe rozë.

Njëri prej tyre shihet me shampanjë në dorë, ndërkohë që mbi krevat kanë reshtuar disa fotografi që kanë shkrepur me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar as buqetat e mëdha me trëndafila të kuq, të cilët këngëtarja i ka treguar po ashtu me anë të një videoje.

Pas disa minutash, të gjithë kanë dalë duke kërcyer në ballkonin e dhomës në të cilën po qëndronin. Në sfond dëgjohen këngët e artistes.

Image

Enca publikoi gjithashtu një foto të vetes, në të cilën shfaqet e veshur me një fustan jeshil të ngushtë pas trupit, i cili kishte dekolte të hapur që i tregonte gjoksin e madh. Artistja shfaqet me flokë të lëshuara dhe me make up profesional. Ajo mban një shirit në krah, në të cilin shkruhet: “Është ditëlindja ime!”.

Krahas fotos, këngëtarja shkroi: “Miss Ditëlindja. Duke festuar këtë ditëlindje në vendin tim të ri të preferuar”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat