Transparente, Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të Londrës

Bota e Yjeve

Transparente, Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të Londrës

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:24
Dua Lipa

Ajo njihet për veshjet e saj të çuditshme në skenë.

Dhe Dua Lipa po tregonte se është po aq e guximshme jashtë skenës përmes disa fotografive të publikuara në Instagram të enjten,, ku tregoi figurën e saj të mahnitshme të trupit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 26 vjeçe, dukej e pabesueshme në një veshje me material të tejdukshëm, i cili vinte në pah linjat trupore.

Dua i la shumë pak vend imagjinatës në veshjen e tejdukshme, e cila shfaqte të gjitha asetet e saj falë materialit rrjetë.

Ajo u përpoq andej dhe këndej për të kapur këndin më të mirë të fotografisë.

Javën e kaluar, Dua u pa duke punuar shumë në studion e regjistrimit në kryeqytetin anglez, duke bërë që qëndrimi i saj të jetë më i zgjatur në Mbretërinë e Bashkuar, me sa duket për qëllime pune.

Fotografitë e çuditshme të këngëtares vijnë pasi ajo kohët e fundit kryesoi top-listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar me bashkëpunimin e saj me Sir Elton John, “Cold Heart (Pnau Remix)”.

Kënga zuri vendin e parë pas tre javësh radhazi në vendin e dytë në renditjen e Top Charts.

Bashkëpunimi i dyshes është dëgjuar deri më tani mbi 5.9 milionë herë nga fansat globalë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat