Dukagjin Lipa publikon imazhe të reja përkrah Duas gjatë pjesëmarrjes në Këshillin Atlantik

Bota e Yjeve

Dukagjin Lipa publikon imazhe të reja përkrah Duas gjatë pjesëmarrjes në Këshillin Atlantik

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 10:26
Dukagjin Lipa dhe Dua Lipa

Artistja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të mërkurën (10 nëntor) mori pjesë në Këshillin Atlantik në mesin e shumë personaliteteve të njohura dhe me ndikim.

Këngëtarja u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, në Distinguished Leadership Awards.

Në këtë mbrëmje ajo ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ashtu mbajti një fjalim.

Image

Ndërsa prezent për ta përkrahur të bijën ishte edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili së fundi ndau disa imazhe nga kjo pjesëmarrje.

“Një natë e bukur në Këshillin Atlantik, në Washington D.C. Faleminderit të gjithëve për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Dukagjini në disa fotografi ku shihet përkrah Duas.

Image

Ndërsa kujtojmë që pasi pranoi çmimin, ylli shqiptar i muzikës mbajti një fjalim duke u shprehur me krenari për Kosovën, kulturën dhe rinin.

Ndërkohë, mes tjera ajo kërkojë nga BE edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat