“Nuk ia them emrin”- Nevina Shtylla tregon pse nuk e zbulon identitetin e partnerit: Fustanin e bardhë s’do e vesh

Bota e Yjeve

“Nuk ia them emrin”- Nevina Shtylla tregon pse nuk e zbulon identitetin e partnerit: Fustanin e bardhë s’do e vesh

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:47
Nevina Shtylla

Moderatorja Nevina Shtylla është në romancë prej disa kohësh me një djalë, identitetin e të cilit refuzon ta zbulojë. Prezantuesja ka publikuar foto në krah të tij, por pa treguar imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Në një intervistë për “Wake Up”, ajo u shpreh se nuk dëshiron të tregojë emrin e partnerit pasi është një pjesë e jetës së saj që dëshiron ta mbajë private.

Nevina Shtylla tha se janë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia e tyre është në rregull, duke shtuar se “çdo gjë ka kohën e vet”.

Image
Nevina Shtylla

“Jo, nuk e them emrin e partnerit. Është një pjesë e imja që dua realisht ta mbaj shumë private, jemi mirë me njëri-tjetrin, po zbuloj kaq gjë, funksionojmë mirë, merremi vesh shumë mirë. Çdo gjë në kohën e vet”, u shpreh ajo.

Moderatorja, e cila pozon edhe si modele, u shpreh se nuk ka dëshirë ta veshë fustanin e bardhë pasi e ka veshur shumë herë për të bërë reklama.

Image
Nevina Shtylla

“Është një fazë e jetës që më pëlqen. Ndonjëherë edhe e mendoj, sepse aq herë sa e kam veshur fustanin e bardhë, nuk e di nëse realisht do të doja ta vishja edhe vetë. Nuk jam nga ato vajza që fle me ëndrrën se si do dukem nuse, e kam ezauruar nuse. Nëse do vijë ai moment kur të vendos të realizoj apo jo një dasmë, do zgjidhja fustanin më të thjeshtë të mundshëm”, tregoi Nevina Shtylla.

Ajo është përfolur për një lidhje dashurie disavjeçare me juristin Arbër Myftari.

Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë.

Image
Nevina Shtylla
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat