Një tjetër ditë që dëshmon përkushtimin e saj në palestër, Rita Ora fotografohet në top formë rrugëve të Sydneyt pas stërvitjes

Bota e Yjeve

Një tjetër ditë që dëshmon përkushtimin e saj në palestër, Rita Ora fotografohet në top formë rrugëve të Sydneyt pas stërvitjes

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:27
Rita Ora

Rita Ora ka qenë gjithmonë konsistente me regjimin e saj të fitnesit.

Dhe këngëtarja shqiptaro-britanike, e cila ndodhet në Sydney për sezonin e ri të “The Voice Australia”, u pa në palestër për të dytën ditë radhazi të enjten, shkruan DailyMail.

31-vjeçarja doli në rrugë e veshur me geta të zeza të ngushta dhe një bluzë të gjerë, të cilën e lidhi në një nyjë për të treguar një pamje të belit të saj të hollë.

Image
Rita Ora

Rita ishte pa makijazh në stërvitjen e saj dhe i kapi flokët e saj bionde në stilin e një topuzi të çrregullt.

Madje edhe fansi i saj më i madh mund të mos e kishte njohur, pasi ajo mezi njihej me një maskë të zezë në fytyrë dhe syzet e diellit.

Rita, e cila kishte vizituar të njëjtën palestër edhe të mërkurën, kompletoi pamjen e saj me një palë atlete shumëngjyrëshe të markës “Nike” dhe mbante me vete një peshqir të bardhë dhe një shishe uji.

Ndërsa ndodhet në Australi, Rita ka ushtruar me trajnerin e njohur të fitnesit Jono Castano, i cili ka punuar me emra të njohur si: Rebel Wilson dhe Pia Whitesell.

Rita i tha më parë revistës “Shape” se i pëlqen të qëndrojë në formë duke bërë stërvitje të vazhdueshme.

Image
Rita Ora

“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Unë bëj tri raunde. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barku im, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo.

Rita gjithashtu bën një kardio dhe nuk ndalet ‘derisa të ndihet vërtet e lodhur’.

Interpretuesja e hitit “Your SOng” mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit të 2022 të “The Voice Australia”.

Image
Rita Ora

Ajo mbërriti në kontinentin australian së bashku me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Image
Rita Ora

Rita së fundmi tha së fundmi në një intervistë për The Independent se do të donte të kishte një familje të mirë të madhe një ditë.

Image
Rita Ora

Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk po e kërkoja atë”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve, Taika, 46 vjeç, larg vëmendjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat