Borën apo Trixën? Donaldi sapo e bëri një “zgjedhje”?

Bota e Yjeve

Borën apo Trixën? Donaldi sapo e bëri një “zgjedhje”?

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:05
Bora-Donald-Beatrix

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon të mbetet më i komentuari edhe pas përfundimit të realitshow-t “Big Brother Albania VIP”.

Donald Veshaj hyri në lojë i dashuruar me Bora Zemanin, teksa herë pas here i pranonte banorëve të tjerë ndjenjat për të.

Ai pati një takim me Borën brenda shtëpisë, ku i dhuroi një puthje në buzë dhe ranë dakord që të bisedonin jashtë për të vendosur ç’do të ndodhte me marrëdhënien e tyre.

Në ditën e përvjetorit të lidhjes, Donaldi i dhuroi Borës varësen e tij, teksa të gjithëve kjo iu duk si një dashuri e bukur përrallash.

Mirëpo më vonë, rrjedha e ngjarjeve ndryshoi kur këngëtarja Beatrix Ramosaj u fut në shtëpi. Mes tyre lindi një pëlqim, i cili u kthye në diçka më shumë pas daljes së Semit, mikeshës së ngushtë të Borës nga shtëpia.

Donaldi, i cili deri në ato momente ishte shprehur se ishte “i vetëm” (single) në shtëpi, nisi një lidhje të re me Trixën, duke u shprehur “Kjo është ajo që unë dua”.

Gjatë javëve në vazhdim, pamë momente të bukura e romantike mes tyre në ekran, herë pas here edhe zënka. Mirëpo, marrëdhënia e tyre duket se pësoi një krisje të madhe në momentin që Beatrix pranoi të mos e vizitonte Donaldin në shtëpi, pas hatërmbetjeve me batutat e Salsano Rrapit për Bora Zemanin.

Në natën finale, ajo erdhi në realityshow për të surprizuar Donaldin, mirëpo ky i fundit u duk më i ftohtë se zakonisht gjatë takimit me të.

Pas daljes nga shtëpia, Trixa dhe Donaldi nuk u panë më bashkë. Marrëdhënia e tyre mori fund, ndërsa u bënë edhe “unfollow” në Instagram.

Ishte Trixa e para ajo që fshiu çdo postim me Donaldin. Të njëjtën gjë bëri dhe aktori më vonë.

Madje, ai vendosi të fshijë edhe videot me Bora Zemanin, aq shumë të komentuara në rrjet. Me këto veprime, u duk sikur Donaldi la pas të shkuarën, mirëpo për diçka u pendua.

Ai riktheu në Instagramin e tij vetëm videot me Borën, duke i bërë fansat të shpresojnë për një rikthim mes çiftit.

Nga ana tjetër, as Bora nuk ka fshirë asgjë nga profili i saj që ka lidhje me Donaldin. Madje, edhe foto ku ajo merr varësen e Donaldit në përvjetorin e tyre qëndron akoma në profilin e saj.

Mund të kemi një rikthim? Mbetet për t’u parë…

Image
Instagrami i Donaldit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat