Pasi e sulmoi fansin, reagon Melinda Ademi, tregon situatën e incidentit në koncert

Bota e Yjeve

Pasi e sulmoi fansin, reagon Melinda Ademi, tregon situatën e incidentit në koncert

Më: 29 mars 2022 Në ora: 19:28
Melinda Ademi

Melinda Ademi është një ndër emrat më të komentuar në media.

Kjo për shkak se ajo ka pasur një incident në koncertin e saj në Vjenë të Austrisë.

Në videot që qarkulluan në rrjete sociale shihej njëri nga fansat të e tërhiqte këngëtaren drejt vetes.

Pas kësaj ka reaguar edhe sigurimi dhe menaxheri i saj, ku ky i fundit e ka goditur edhe me shqelma.

Pas gjithë kësaj ka reaguar edhe këngëtarja në Instagram, ku është shprehur se në ato momente nuk ishte vetvetja.

Sipas këngëtares ishte e frikshme se si fansi tentoi ta kapte për këmbe, dhe se qëllimi i vetëm i saj ishte të ja merrte telefonin dhe të bënte një video ku do t’i thoshte atij se nuk është e hijshme të kapet femra për këmbe.

Kujtojmë se këngëtarja ka vazhduar këndimin e saj edhe gjatë momentit kur menaxheri i saj po gjuante me shqelma drejt fansit.

Image
Melinda Ademi/ Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat