“Dagz është njeriu që unë dua”/ Einxhel Shkira: Nuk ka asgjë të keqe të lidhesh në ekran

Bota e Yjeve

“Dagz është njeriu që unë dua”/ Einxhel Shkira: Nuk ka asgjë të keqe të lidhesh në ekran

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:14
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, ishte sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz.

Shkira, e cila në fillim nuk donte që të krijonte lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është shprehur se nuk “ka asgjë të keqe të lidhesh në ekran”.

Moderatorja e njohur ka shtuar më pas se ja ka vlejtur që është lidhur në BB VIP, pasi ka kujtime të bukura.

Image
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Madje është shprehur se miqtë e saj e kanë parë për herë të parë se si “është ajo në një raport intim”.

“Mendoj se deri në momentin që ti e sheh që ai është i gatshëm të jetë aty për ty në çdo moment, të do ashtu si je, mendoj që mjafton dhe sakrifica ja vlen. Nuk ka asgjë të keqe të lidhesh në ekran, nuk e kisha bërë kurrë, shoqëria më ka parë për herë të parë në ‘Big Brother’ si kam qenë në një raport intim, ja ka vlejtur sepse kam kujtimet më të bukura. Më duket si film lidhja jonë dhe jam krenare për rrugëtimin tonë si çift. Mendoj se kujtimet nuk mjaftojnë, duam të kemi më shumë. Gjithçka tjetër ka mjaftuar që unë të besoj që Dagzi është njeriu që unë dua. Kam mundësi t’i them nëpërmjet radios suaj që: ‘Hey Dagz, të du fort’”, ka thënë Einxhel Shkira në TAR.

Image
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat