Shpenzimet marramendëse të Antonelës! Ish-banorja e BBV zbulon se sa i kanë kushtuar sandalet

Bota e Yjeve

Shpenzimet marramendëse të Antonelës! Ish-banorja e BBV zbulon se sa i kanë kushtuar sandalet

Më: 14 prill 2022 Në ora: 08:55
Antonela Berisha

Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Antonela Berisha, pati debate të shumta me disa prej banorëve.

Sherri që pati me Monika Lubonjën e mbajnë mend të gjithë, pasi gjithçka nisi për një palë këpucë.

Aktorja e njohur i shkeli pa dashje këpucët, ndërsa Antonela iu kthye se kishin kushtuar 800 euro.

Image
Postimi nga Antonela Berisha

E teksa ky moment u bë shumë viral në rrjet, ish-banorja e “Big Brother VIP” postoi së fundmi një foto të një palë sandaleve.

Antonela kërkon nga ndjekësit e saj të shumtë që të gjejnë çmimin e tyre.

“Sa kanë kushtuar sipas jush, 1350 euro, 1600 apo 100?”, pyeste Berisha fansat, ndërsa bëri të ditur më vonë se kishin kushtuar 1350 euro.

Image
Antonela Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat