Linda Halimi publikon foto të para dhe pas humbjes në peshë

Bota e Yjeve

Linda Halimi publikon foto të para dhe pas humbjes në peshë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 23:39
Linda Halimi

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi përveç që njihet për zërin unik ajo vazhdimisht është komentuar për ndryshimin drastik që ka bërë në dukje.

Vite më parë artistja e njohur ishte me mbipeshë, por që përkushtimi i saj ndaj dietave dhe palestër ka bërë që sot ajo të ketë linjat të formësuara dhe dukje teje atraktive.

Por, Linda pavarësisht ndryshimit nuk heziton që të tregoj se si është dukur më parë dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Image
Linda Halimi

Halimi ka postuar një imazhe ku shihet para dhe pas ndryshimit të forma trupore, duke thënë se kjo është një përgjigje për të gjithë ata që e pyesin nëse frikësohet të tregoj se si është dukur më parë.

“Kohët e fundit më pyetën “A keni frikë të tregoni se si dukeshit dikur?” Ky postim është përgjigja ime. Më pyesni si e bëra, të gjitha përgjigjet në koment”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e postimit.

Image
Linda Halimi

Përveç kësaj kujtojmë që këngëtarja në fund të vitit të kaluar ka pranuar se i është nënshtruar një ndërhyrje estetike të quajtur BBL.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @linditaworld

Një ndërhyrje e tillë ka të bëjë me heqjen e dhjamit të pastër nga zona e barkut dhe transferimin e tij në vithe.

Ndryshe, kujtojmë që Linda prej vitesh është zhvendosur në Amerikë ku edhe jeton me bashkëshortin dhe vajzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat