Poza në shtrat, Megi Pojani provokon sërish nga pushimet me Endri Çekiçin

Bota e Yjeve

Poza në shtrat, Megi Pojani provokon sërish nga pushimet me Endri Çekiçin

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 13:28
Megi Pojani

Megi Pojani ia ka dalë gjithmonë të tërheqë vëmendjen në rrjete sociale.

Aq më shumë tani që po komentohet gjerësisht për lidhjen e saj me Endri Çekiçin. Aktorja dhe futbollisti po shijojnë pushimet e tyre të para larg syve të të gjithve.

Mirëpo një vajzë “sociale” si Megi nuk ka hezituar të ndajë momente nga këto pushime. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku duket tepër provokuese. Megi ka pozuar e shtrirë në një jaht, ku mban veshur një fustan portokalli të ndezur. Pojani ka lënë fotot të flasin vetë, duke mos vendosur asnjë përshkrim krahas fotove.

Image
Megi Pojani

Ju kujtojmë që dyshja kanë vetëm pak kohë që njihen dhe ky është udhëtimi i tyre i parë si çift.

Image
Megi Pojani

Megi dhe futbollisti kanë zgjedhur ishujt e Afrikës Lindore, pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.

Image
Endri Çekiçi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat