Lola Haradinaj shfaqet joshëse nga “Sunny Hill Festival”

Bota e Yjeve

Lola Haradinaj shfaqet joshëse nga “Sunny Hill Festival”

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 07:29
Lola Haradinaj

Të enjten u bë hapja e “Sunny Hill Festival”, ku mijëra persona morën pjesë për të parë nga afër performancën e yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Në publik kishte edhe persona mjaftë të njohur për publikun që kanë shkuar nga afër për të ndjekur performncat e artistëve.

Në mesin e tyre ishte edhe Lola Haradinaj, e cila nga atje ka sjellë imazhe mjaftë atraktive për fansat e saj.

E veshur me pantallona dhe një bluzë të verdhë, ajo e kishte kombinuar me një stil të veçantë të flokëve dhe një grim të lehtë.

Përmes fotografive ajo dukej se e ka shijuar festivalin derisa kishte shkruar: “Në diell, ndihem si një”.

Image
Lola Haradinaj
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat