Arta Nitaj ekspozon linjat trupore në imazhet e reja provokuese

Bota e Yjeve

Arta Nitaj ekspozon linjat trupore në imazhet e reja provokuese

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 23:22
Arta Nitaj

Modelja e njohur, Arta Nitaj tashmë ka nisur një rrugëtim të ri në karrierë duke u bërë pjesë e “Dance With Me”.

Bukuroshja nga Peja mori vëmendje me atësitë në vallëzim në natën e parë të spektaklit teksa dukej në formë të mrekullueshme.

Por, krahas angazhimeve Arta nuk i ka lënë anash as postimet në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.

Image
Arta Nitaj

Ish-aktorja e “O sa mirë” u shfaq në disa poza në të cilat fokusi kryesor ishte tek linjat e saj joshëse të trupit ndërsa edhe ishte e veshur me shumë stil.

Zeshkania joshëse shihet e veshur e tëra në të zeza një bluzë me dekolte të hapur dhe një model i koordinuar me sytjena përshtatur bashkë me dollakë.

Image
Arta Nitaj

Për të kompletuar dukjen atraktive, Arta kishte një palë këpucë me taka dhe një çantë dore ngjyrë bezhë.

Të shumta ishin pëlqimet dhe komentet e admiruesve dhe miqve të saj sipër imazheve në të cilat ajo dukej më në formë se kurrë më parë.

Ndërkohë, theksojmë se në paraqitjen në “Dance With Me”. Nitaj u shpreh e emocionuar për eksperiencën e re duke thënë se ka gabuar profesion dhe se e adhuron vallëzimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat