Rina Lipa shkëlqen në “Javën e Modës në Milano” dhe Dua nuk mund të ishte më krenare…

Bota e Yjeve

Rina Lipa shkëlqen në “Javën e Modës në Milano” dhe Dua nuk mund të ishte më krenare…

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 12:05
Rina Lipa

Rina Lipa, motra e Dua Lipës, po kthehet në një yll të vërtetë pasarelash dhe së fundmi ka marrë pjesë edhe në “Javën e Modës në Milano” me bradin e GCDS.

Giuliano Calza dëshiron të merret seriozisht. Dizajneri dhe bashkëthemeluesi i GCDS (tjetri është vëllai i tij Giordano, drejtor ekzekutiv) e hapi bisedën për koleksionin e ri me këtë deklaratë. GCDS ka ndërtuar ADN-në e saj në bluza me logo, por propozimi tani është më i çmuar. Në pistë kishte një sërë versionesh të rimenduara dhe më të sofistikuara të pamjeve të kaluara – fustani sirenë, xhaketa xhins, t-shirt mikro. Kësaj here, fustani seksi, i veshur, kishte diamantët e rremë të ngjitur termikisht, të cilat dukeshin si pika shiu në pëlhurë. Një xhaketë mikro-bomber përmbante teminat lundruese që të kujtojnë algat e detit nga bota magjike e SpongeBob, i cili ishte vetë i qëndisur në jumpsuit që hapi shfaqjen, të veshur nga Bianca Balti. 

Rina kishte veshur një fustan të gjelbër të errët në formë rrjete që tregonte linjat e bukuroshes shqiptare, ndërsa ishte i përfunduar me disa fije të lëshuara poshtë që e bënin atë mjaft të veçantë. 

Image
Rina Lipa

Look-u i saj ishte kombinuar me çizme të gjata të zeza lëkure, ndërsa si aksesorë kishte vath të rrumbullakët argjendi dhe të zi. Për paraqitjen Rina kishte manikyr të bardhë, ndërsa ishte grimi i gjelbër i syve me penel të zi që e bënte dukjen totale edhe më të bukur.

Si një motër suportive, Dua publikoi me krenari fotot e saj në postë. “Miss Rina”- shkroi ajo krah njërës prej tyre duke mbështetur publikisht modelen në rrjetet e saj sociale.

Image
Rina Lipa

Pak ditë më parë Rina mori pjesë në shfaqjen e ‘KNWLS’ gjatë ‘Javës së Modës në Londër’ në ‘The Mills Fabrica’ (16 shtator).

21 vjeçarja kishte veshur në një bluzë rozë të ngushtë me printime të verdha me lara-lara, të cilat i bashkoi me pantallona të ngjashme dhe këpucë të zeza me shkëlqim. Ajo e kombinoi look-un me një çantë të vogël ngjyrë bojëqielli.

Teksa ishte në ‘Sunny Hill Festival’ në Kosovë gjatë gushtit, Rina tha në një intervistë se po tenton edhe botën e modelingut por fokusi i saj kryesor është kinemaja. Rina tha se po merret me aktrim të cilin e ka patur pasion që në fëmijëri dhe tregoi se ka xhiruar një film, produksion amerikan, që del së shpejti.

“Merrem me aktrim, pak me modelim, anash…Në fakt këto shkojnë bashkë. Në aktrim e shoh veten më mirë që prej fëmijërisë. E kam bërë një film të shkurtër, produksion amerikan dhe po presim të dalë. Ishte një eksperiencë shumë interesante dhe nuk e prisja të kaloja kaq mirë.”-tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat