Kim Kardashian dhe fëmijët e saj ishin kryefjala e shfaqjes së “Dolce & Gabbana” në “Javën e Modës në Milano”

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dhe fëmijët e saj ishin kryefjala e shfaqjes së “Dolce & Gabbana” në “Javën e Modës në Milano”

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:02
Kim Kardashian

Kim Kardashian shkëlqeu duke marrë gjithë vëmendjen të shtunën teksa u largua nga shfaqja e “Dolce & Gabbana SS23” gjatë “Javës së Modës në Milano”. 42 vjeçarja u shfaq bashkë me tre fëmijët e saj, duke u larguar nga shfaqja me Saint, gjashtë vjeç, Chicago katër vjeç dbe Psalm tre vjeç.

Shfaqja e “Dolce & Gabbana” shfaqi koleksionin e tyre të ri, i cili u krijua në bashkëpunim me yllin e “The Kardashians” – që doli në pasarelë për të mbyllur shfaqjen. Kim veshi një fustan të mrekullueshëm të zi të zbukuruar me temina, me rripa të hollë dhe një të çarë rreth shpinës.

Ajo e kombinoi pamjen me çizme të zeza me taka, një vaeae kryq dhe një palë vathë të ngjashëm.

Image
Kim Kardashian me familje

Flokët e saj bjonde platin i kishte stiluar në një topuz të lartë, ndërsa balluket i kishte lënë lëshuar mbi fytyrën e saj. Bukuroshja kishte bërë grim “glam”.

Saint dhe Psalm ishin veshyr të dy thjesht me bluza njëngjyrëshe, ndërsa Chicago shtoi një prekje më “glamour” me një korse me diamant dhe çantë dore të detajuar me diamant.

Image
Kim Kardashian me familje

Tre fëmijët u ulën në rreshtin e parë të shfaqjes së bashku me vajzën e madhe të Kim, North, nëntë vjeç, gjyshen e tyre Kris Jenner dhe tezen Khloe.

Kim ka katër fëmijët me ish-bashkëshortin Kanye West, me çiftin që zyrtarisht u divorcuan në gjykatë në fillim të këtij viti pas gjashtë vitesh martesë.

Image
Kim Kardashian

Shfaqja, e cila u transmetua drejtpërdrejt përmes Instagramit, u hap me dridhjet dramatike të dritës, zhurmat e kamerave të paparacëve dhe efektet zanore të thirrjeve “Ne të duam Kim”, përpara se një video të shfaqej në erë në ekran ndërsa modelet dilnin në pistë.

Duke e mbyllur, Kim doli në pistë së bashku me stilistët Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat