Nga ushqimi i preferuar i Princ Harryt dhe deri tek marrëdhënia e tyre, Meghan Markle rrëfehet si rrallë herë

Bota e Yjeve

Nga ushqimi i preferuar i Princ Harryt dhe deri tek marrëdhënia e tyre, Meghan Markle rrëfehet si rrallë herë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 07:09
Meghan Markle

Gjatë një interviste të bërë së fundmi për ‘Variety’, Meghan Markle ka folur ‘pa doreza.

Dukesha e Sussex tregoi se Princ Harryt i pëlqejnë ushqimet ‘fastfood’ nga një restorant në Losa Angeles. Meghan tha se hamburgërët janë të preferuarat e tij nga restoranti In-N-Out.

“Është vërtet argëtuese të kalosh me automjet dhe t’i befasosh. Ata tashmë e dinë porosinë tonë”, është shprehur 41-vjeçarja.

Dukesha tha gjithashtu se historia e saj e dashurisë dhe 38-vjeçarit,  frymëzoi botën, sepse “njerëzit e duan dashurinë”.

Duke folur për hapësirën e përbashkët të punës në rezidencën e tyre në Montecito, Kaliforni, ajo tha: “Ne ndajmë një zyrë. Ne po punojmë nga shtëpia, pasi shumica e njerëzve kanë filluar të punojnë gjatë karantinës. Kjo na lejon të kalojmë shumë kohë me fëmijët tanë”.

“Nuk do ta kthejmë kurrë këtë kohë. Unë përgatis mëngjesin dhe fëmijët për ditën e tyre. Ne bëjmë shumë telefonata dhe punë të përbashkëta, por gjithashtu përpiqemi të ndajmë se ku mund të përqendrojmë energjinë tonë në mënyrë që të arrijmë edhe më shumë”- rrëfeu Dukesha.

“Ai është shumë i mirë në përgjigjen e mesazheve. Përpiqem të jem sa më  shpejtë në përgjigjen e e-maileve. Unë gjithmonë them, nëse ju duhen më pak se pesë minuta, bëjeni tani”- tha ajo.

Image
Meghan Markle dhe Princ Harry
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat