Beyonce pozon pa sytjena me fustanin e tejdukshëm teksa ekspozon format joshëse të trupit

Bota e Yjeve

Beyonce pozon pa sytjena me fustanin e tejdukshëm teksa ekspozon format joshëse të trupit

Më: 17 mars 2023 Në ora: 16:21
Beyonce

Albumi i saj i fundit, “Renaissance”, u certifikua platin në fund të vitit të kaluar.

Dhe Beyonce po ‘pikonte’ flori në fotografit e saj të fundit super joshëse që solli për fansat.

Këngëtarja, 41 vjeçe, e cila kohët e fundit organizoi një festë ekskluzive të “Oscars”, pozoi me një fustan të tejdukshëm “Dolce And Gabbana” që shfaqte dekoltenë e saj.

Image
Beyonce

Imazhet u postuan në Instagramin e saj të enjten dhe veshja e saj është gjithashtu pothuajse identik me një fustan të ngjashëm argjendi që ajo kishte veshur në vitin 2007.

E mbështjellë rreth belit të saj ishte një rrip metalik në stil korse, ylli i muzikës përfundoi ‘look’-un e saj me një palë taka gjithashtu ngjyrë ari.

Image
Beyonce

Ikona e muzikës e zbukuroi pamjen e saj me një palë syze dielli të ngushta drejtkëndëshe.

Për bizhuteri, ajo kishte një palë vathë ari vezullues dhe një unazë që tërhoqi vëmendjen për manikyrin e saj elegant dhe francez, flokët e saj të drejtë i vinin poshtë gjoksit.

Image
Beyonce

Beyonce gjithashtu përfshiu bashkëshortin e saj Jay-Z në xhirim. Në njërën prej fotove, reperi përqafoi me dashuri gruan e tij përpara se të shihej duke bërë një pozë solo.

Pamjet më të fundit vijnë pasi Beyonce dhe bashkëshorti i saj organizuan festën e tyre pas “Oscars” në Chateau Marmont.

Image
Beyonce

Lista e të ftuarve përfshinte: Rihanna, Gigi Hadid, Leonardo DiCaprio, Kendall Jenner dhe Bad Bunny.

Fansat do të shohin edhe më shumë Beyonce brenda disa muajsh, pasi ajo të nisë turneun e saj të ardhshëm botëror, të parin në shtatë vjet.

Turneu do të jetë në mbështetje të “Renaissance”, albumi i saj i shtatë që përmban këngën hit “Break My Soul”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat