Winnie Harlow mahnit me fustanin e personalizuar nga një brend i Kosovës

Bota e Yjeve

Winnie Harlow mahnit me fustanin e personalizuar nga një brend i Kosovës

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 12:05
Winnie Harlow

TABJA, me bazë në Kosovë, ka arritur një sukses të madh në industrinë ndërkombëtare të modës.

Së fundi, supermodelja e njohur Winnie Harlow festoi 30-vjetorin e saj duke veshur një fustan të mahnitshëm të punuar nga TABJA.

Megjithëse me bazë në një vend të vogël si Kosova, TABJA ka ndërtuar një prani të fortë ndërkombëtare, me klientë të kënaqur në mbarë botën. Fustanet e mrekullueshme të markës eksportohen në mbarë globin, duke e bërë Tabja-n sinonim me luksin dhe ekskluzivitetin.

Image
Winnie Harlow

Zgjedhja e Winnie Harlow për të veshur një fustan të TABJA-s në ditëlindjen e saj është një dëshmi e ndikimit të markës në fushën e modës. Kjo nxjerr në pah talentin dhe potencialin që ekziston në Kosovë.

TABJA vazhdon të bëjë jehonë në industrinë e modës. Bashkëpunimi me Winnie Harlow vjen pas shumë bashkepunimeve tjera të suksesshme me Carmen Electra, Dilara, Pokimane, Ninoska Vasqueza, Dafina Zeqirin etj.

Image
Winnie Harlow
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat