Dua Lipa vazhdon turneun e saj në Australi, shijon natën e Sidney

Bota e Yjeve

Dua Lipa vazhdon turneun e saj në Australi, shijon natën e Sidney

Nga: Bota sot Më: 25 mars 2025 Në ora: 18:52
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dua Lipa, po vazhdon turneun e saj të suksesshëm në Australi.

Pas një periudhe intensive koncertesh dhe ngjarjesh të tjera muzikore, ajo ka shijuar natën e mbrëmshme në Sidney, duke postuar një mesazh të veçantë për fansat e saj në rrjetet sociale. "SYDNEY POP UP", shkroi Dua në Instagram, duke nënvizuar atmosferën e mrekullueshme që ka përjetuar në këtë qytet të njohur australian.

Turneu i saj, i cili ka filluar disa javë më parë, ka entuziazmuar fansat në Australi, ku Dua Lipa ka performuar para mijëra njerëzve në qytete të ndryshme.

Image
Dua Lipa

Ajo do të qëndrojë në Australi deri më 29 mars, duke vazhduar të ofrojë një show të paharrueshëm për ata që janë përpjekur të sigurojnë bileta për këto ngjarje të mëdha muzikore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat