Brooks Nader sigurisht që tërhoqi vëmendjen të mërkurën, teksa tregoi format e saj mahnitëse me një bikini ngjyrë krem me dekolte të theksuar, ndërsa ndodhej në plazh në Miami, Florida.

Modelja 29-vjeçare dukej në super formë teksa ecte buzë detit me një pije freskuese në dorë, duke shijuar diellin gjatë pushimeve me mikeshat e saj.
Udhëtimi i Brooks vjen vetëm disa ditë pasi ajo i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, dhe njëherësh yllin e "Dancing With The Stars", Gleb Savchenko.

Dhe duket qartë që bukuroshja po e linte pas zhgënjimin e saj në dashuri, teksa argëtohej në plazh dhe pozonte për disa foto mahnitëse.
Ajo kishte mbështetjen e motrave të saj, Sarah Jane, Grace Ann dhe Mary Holland Nader, si dhe shoqes Trinity Greene, gjatë kësaj daljeje.

Të gjitha pesë vajzat tregonin trupat e tyre të tonifikuar me bikini, teksa ecin së bashku në plazh dhe mbështesnin Brooks në këtë periudhë të vështirë për të.