Kylie Jenner vazhdon t’i surprizojë fansat, duke pozuar me të brendshme në setin e saj më të fundit fotografik provokues.
Ylli i “The Kardashians” ka publikuar foto të reja seksi, ndërkohë që romanca e saj me Timothée Chalamet po bëhet gjithnjë e më e zjarrtë. Sot, Kylie, 27 vjeçe, i dhuroi fansave të saj një kënaqësi, me sesionin e saj më të fundit fotografik seksi.
Nëna e dy fëmijëve dukej mahnitëse teksa pozonte me disa veshje që të linin pa fjalë.
Duke pozuar për kopertinën e numrit më të fundit të revistës Dazed – e cila ka dalë tashmë – ajo shkëlqente me një palë të brendshme të zeza provokuese, të zbukuruara me detaje të bardha me dantellë.
Në një foto tjetër, ajo tregoi trupin e saj perfekt me një fustan të kuq transparent.
Në intervistën e saj për Dazed, Kylie foli për rritjen nën dritat e famës, falë reality show-t të famshëm të familjes së saj nga vitet 2000, Keeping Up With The Kardashians.
Duke diskutuar mungesën e privatësisë për shkak të shfaqjes, ajo i tha revistës: “Nuk e mbaj mend ndonjë periudhë kur kjo të mos ishte pjesë e jetës sime.”
Kylie shtoi: “Do të kishte qenë ndoshta e vështirë për mua nëse nuk do të kisha një familje që e kuptonte plotësisht çfarë po kaloja.”Të dashuruarit e famshëm janë të njohur për shfaqjet publike të afeksionit, dhe javën e kaluar u panë duke u përqafuar gjatë një ndeshjeje basketbolli.
The U.S. Sun ka zbuluar më parë se edhe Timothée është kokë e këmbë i dashuruar pas të dashurës së tij miliardere.