Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus ndezin tapetin e kuq në Londër: Shikime plot admirim dhe romancë në premierën e “The Inheritance”

Bota e Yjeve

Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus ndezin tapetin e kuq në Londër: Shikime plot admirim dhe romancë në premierën e “The Inheritance”

Nga: Bota sot Më: 7 gusht 2025 Në ora: 07:33
Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus

Çifti më i përfolur i momentit, Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus, kanë tërhequr gjithë vëmendjen në premierën e filmit “The Inheritance” që u mbajt mbrëmë në Londër.

Hurley, gjithmonë elegante dhe me një shkëlqim të veçantë, nuk i ndau sytë nga partneri i saj, këngëtari legjendar country, Billy Ray Cyrus.

Ndërsa pozonin për kamerat, çifti dukej i dashuruar, me shikime plot admirim dhe gjeste të buta që nuk kaluan pa u vënë re nga të pranishmit.

Image
Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus

Në tapetin e kuq, të dy u shfaqën me stil të kuruar deri në detaj – Hurley në një fustan elegant dhe Cyrus me pamjen e tij ikonike, që kombinonte stilin country me hijeshi hollivudiane.

Romanca e tyre, që prej muajsh ka ngjallur kuriozitet në botën e showbizit, duket se po bëhet çdo ditë e më serioze. Dhe në këtë paraqitje të përbashkët publike, ata e konfirmuan këtë me gjuhën e trupit, sytë që flisnin dhe afërsinë që nuk kishin nevojë për fjalë.

Image
Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat