Iris Law magjeps New York-un me stilin e saj provokues

Bota e Yjeve

Iris Law magjeps New York-un me stilin e saj provokues

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2025 Në ora: 16:49
Iris Law

Modelja dhe aktorja 23-vjeçare Iris Law, vajza e Jude Law dhe Sadie Frost, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq me një fustan të shkurtër dhe transparent gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e New York City.

E njohur për stilin e saj të guximshëm, Iris ndau në Instagram disa foto nga vizita e saj në "Big Apple", duke shkruar në përshkrim: “Ulu pranë mejeee.”

E veshur me një fustan shifoni me motive lulesh në ngjyrë jeshile dhe supe të zbuluara, ajo dukej sensacionale ndërsa pozonte mes skelave në West 14th Street, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Iris Law
Image
Iris Law

Pëlhura transparente nxirrte në pah të brendshmet e bardha, të cilat ajo i kishte kombinuar me një pallto krem elegante.

Pamja e saj u komentua gjerësisht për guximin dhe origjinalitetin, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë stili në ngritje.

Image
Iris Law
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat