Sophie Habboo shkëlqen në tapetin e kuq duke treguar barkun e saj

Bota e Yjeve

Sophie Habboo shkëlqen në tapetin e kuq duke treguar barkun e saj

Nga: Bota sot Më: 28 gusht 2025 Në ora: 20:44
Sophie Habboo

Sophie Habboo, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, shkëlqeu mbrëmjen e së enjtes në premierën e filmit The Roses në Leicester Square të Londrës.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jamie Laing, çifti rrezatoi lumturi teksa pozonte së bashku në tapetin e kuq.

Sophie, 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan ngjyrë burgundy, të ngushtë dhe me një çarje të theksuar në pjesën e këmbës, duke e kombinuar me taka elegante në të njëjtën ngjyrë.

Image
Sophie Habboo

Ylli televiziv, që njoftoi shtatzëninë e saj në qershor, tregoi se stili nuk ndalet as gjatë kësaj periudhe të veçantë.

Nga ana tjetër, Jamie, 36 vjeç, u shfaq elegant me një kostum ngjyrë blu të errët dhe një buzëqeshje që nuk iu nda gjatë gjithë mbrëmjes.

Çifti mori pjesë në premierën e ribërjes së klasikës së Hollywood-it të vitit 1989, War Of The Roses.

Image
Sophie Habboo
Image
Sophie Habboo
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat