Olivia Attwood ndez mbrëmjen me një fustan të kuq

Bota e Yjeve

Olivia Attwood ndez mbrëmjen me një fustan të kuq

Nga: A.M. Më: 4 shtator 2025 Në ora: 23:28
Olivia Attwood dhe mikun e saj

Olivia Attwood është shfaqur me një fustan të kuq joshës teksa shijonte një natë jashtë me shoqërinë, pas gjashtë muajsh të “vështirë” me bashkëshortin e saj, Bradley Dack.

Personaliteti i televizionit, 34 vjeçe, festoi bashkëpunimin e saj të ri me markën River Island me disa pije në Freedom Bar në Soho, Londër, së bashku me miqtë e ngushtë Megan Elliott dhe Mark Johnson White.

Ish-ylli i Love Island, Olivia, tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj me një fustan asimetrik që nxirrte në pah këmbët dhe i kishte kombinuar me taka elegante të zeza, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Olivia Attwood dhe mikun esaj
Image
Olivia Attwood

Dalja e saj vjen pasi ajo reagoi ndaj shqetësimeve në rritje për martesën e saj, pas publikimit të disa fotove ku ajo shihej shumë afër me Pete Wicks në Ibiza.

Duke folur ekskluzivisht për Daily Mail për herë të parë që nga publikimi i fotove, prezantuesja pranoi se të dy "kanë bërë gabime", por theksoi se ajo dhe Brad janë ende bashkë.

Image
Olivia Attwood

Olivia shtoi se e kupton pse futbollisti ishte "i mërzitur" kur pa fotot e saj me Pete, por nguli këmbë se ata janë vetëm miq të mirë dhe kolegë pune.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat