Doja Cat i trondit fansat me një veprim të çuditshëm në tapetin e kuq

Bota e Yjeve

Doja Cat i trondit fansat me një veprim të çuditshëm në tapetin e kuq

Nga: A.M. Më: 8 shtator 2025 Në ora: 06:24
Doja Cat

Doja Cat i la fansat të shokuar pasi realizoi një veprim befasues në tapetin e kuq gjatë ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2025, të dielën në mbrëmje.

E veshur me një stil të frymëzuar nga vitet ’80, fituesja e çmimit Grammy, 29 vjeç, mori vëmendjen me paraqitjen e saj në eventin e mbushur me yje në New York City, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Por ishte pikërisht veprimi i saj i çuditshëm para kamerave që i bëri shikuesit e MTV-së të shpërthenin në reagime.

Image
Doja Cat
Image
Doja Cat

Ndërsa vendoste buzëkuq të kuq në buzët e saj të plota, Doja i habiti fotografët kur papritur kafshoi produktin e grimit dhe filloi ta hante.

Ylli me forma të theksuara vazhdoi të pozonte për foto, ndërsa përtypte dhe mbante në dorë tubin e buzëkuqit gjysmë të ngrënë.

Fansat e këngëtares së Kiss Me More u hodhën menjëherë në rrjetet sociale për të reaguar ndaj këtij veprimi "të çmendur", duke u shprehur të tronditur nga ajo që panë drejtpërdrejt në TV.

"MËNYRA SI E HËNGRI BUZËKUQIN, OMG," shkruhej në një postim në X (ish-Twitter), teksa pamjet e Dojas duke ngrënë buzëkuqin nisën të bëheshin virale.

Image
Doja Cat

Një tjetër komentonte: "goc, pse po ha buzëkuqin [emoji që qan]"

Të pasigurt nëse Doja kafshoi një buzëkuq të vërtetë apo një version të ngrënshëm, një fans i shqetësuar shkroi në X: "A nuk është kjo… e pashëndetshme? Ju lutem, mos e bëni këtë në shtëpi."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat