Ajo njihet për veshjet e saj plot finesë dhe hijeshi elegante.
Megjithatë, Lily James u largua nga stili i saj karakteristik në një fotosesion të ri për revistën Defined, ku u shfaq me të brendshme në një seri pozash të nxehta.
Aktorja e Downton Abbey, 36 vjeçe, dukej mahnitëse me disa veshje provokuese, përfshirë një set mëndafshi të bardhë dhe një korse të zezë me mbajtëse çorapësh.
Pas një vere të kaluar duke shijuar diellin në Evropë, Lily solli nxehtësinë edhe në shtëpi për këtë fotosesion të ri, ku guxoi të tregonte më shumë me imazhe tejet joshëse.
Pamjet me të brendshme u shoqëruan edhe me stile më të guximshme, përfshirë një pallto krem prej gëzofi, të cilën e hodhi mbi kokë ndërsa pozonte me një shikim vampirizues.