Modelja Iris Law ndezi thashethemet për një romancë teksa u largua nga një festë e Javës së Modës në Londër, e mbajtur në Chiltern Firehouse, së bashku me reperin britanik Central Cee, të enjten në mbrëmje.
Modelja 24-vjeçare, e cila është vajza e Jude Law dhe Sadie Frost, tërhoqi vëmendjen duke mos veshur reçipeta nën një fustan të zi të shkurtër, me panele të tejdukshme që binin menjëherë në sy.
Pamja e guximshme e Iris përfshinte gjithashtu një çarje tepër të lartë dhe mbi të ishte i shtypur fjala “Liquid”, ndërsa ajo ecte me vetëbesim e mbathur me sandale elegante ngjyrë ari rozë.
Ndërkohë, reperi Central, gjithashtu 24 vjeç, i cili më herët ishte lidhur me reperen Ice Spice, shfaqej me stil në një veshje tërësisht të zezë, të cilën e kishte kombinuar me një varëse të madhe diamanti.
Vetëm pak orë më herët, reperi – emri i vërtetë i të cilit është Oakley Neil Caesar-Su – e kishte parë Iris-in teksa dilte në pasarelë për sfilatën e H&M.
Bukuroshja dha edhe një paraqitje tjetër tërheqëse duke shfaqur këmbët me një fund shumë të shkurtër, të kombinuar me një pulovër të madhe dhe një shall prej gëzofi sintetik.
Iris ndezi përsëri thashethemet për romancë në tetor, kur u raportua se po afronte sërish me ish të dashurin e saj, Pa Salieu, pas ndarjes nga futbollisti anglez Trent Alexander-Arnold.
Ajo kishte klikuar butonin “pëlqej” në postimet e reperit në rrjetet sociale, vetëm një muaj pasi ai doli nga një dënim prej 33 muajsh burg për sjellje të dhunshme. Gjithashtu, ajo komentoi në postimin e tij të fundit, duke shkruar: “Fiya”.
Ata u panë së pari së bashku në tetor 2021 dhe thashethemet për marrëdhënie u ndezën në prill të vitit pasardhës. Nuk dihet se kur u ndanë.
Kandidati për çmimin Brit, Pa, ishte burgosur për dy vite e nëntë muaj për pjesëmarrje në një sulm grupor ndaj një të riu 23-vjeçar, pak pasi shoku i tij më i mirë u qëllua me thikë dhe vdiq.
27-vjeçari pranoi sjellje të dhunshme në një seancë të mëparshme, pasi u kap nga kamerat CCTV duke goditur viktimën me një degë peme, e cila kaloi dhjetë ditë në spital.
Artisti i nominuar për BRIT Award, i cili u shpall nga BBC “Sound of 2021”, u shpall i pafajshëm nga juria për një akuzë të dytë për sjellje të dhunshme që lidhej me një përleshje masive disa minuta më parë në një rrugë pranë, e cila çoi në vdekjen e 21-vjeçarit Fidel Glasgow, nip i këngëtarit të grupit The Specials, Neville Staple.
Pa u dënua gjithashtu për posedim të një shisheje si armë e rrezikshme, pasi i tha jurisë se e kishte thyer dhe përdorur për të mbrojtur veten.
Pas arrestimit të tij, në gjykatë u dëgjua se Pa i kishte thënë policisë se zoti Glasgow ishte shoku i tij më i mirë dhe më pas përdori të drejtën për të heshtur.