Myleene Klass mahniti me taka rubin të kuqe, duke u frymëzuar nga Dorothy, në premierën e filmit Wicked: For Good të mbajtur në Londër të hënën.
Ylli i Classic FM, 47 vjeç, tërhoqi gjithë vëmendjen me një palë stileto të larta dhe të stolisura të markës Jimmy Choo.
Ajo i kombinoi takat me një fustan mini ngjyrë jeshile me shkëlqim, model Maia Peridot, me vlerë rreth 960 £, që kishte një detaj argjendi në pjesën e gjoksit, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Për të kompletuar pamjen, këngëtarja kishte zgjedhur vathë të mëdhenj rrethorë ngjyrë ari, ndërsa grimin e kishte tërësisht glamuroz – me buzëkuq të kuq të ndezur që përputhej në mënyrë perfekte me takat.
Filmi, që pritet të dalë në kinema më 21 nëntor, sjell përfundimin e historisë së dashur për dy shtrigat e famshme të Oz-it dhe bazohet në muzikalin e suksesshëm që u shfaq për herë të parë në vitin 2003.