Olivia Rodrigo shkëlqen në 30-vjetorin e GQ

Bota e Yjeve

Olivia Rodrigo shkëlqen në 30-vjetorin e GQ

Nga: Bota sot Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 21:47
Olivia Rodrigo

Këngëtarja 22-vjeçare Olivia Rodrigo u pa së fundmi në festën e “GQ Men of the Year”, duke u dukur më e lumtur se kurrë. Festa vjetore, e cila këtë vit shënoi edhe 30-vjetorin e publikimit të revistës, kishte temën “party like it’s 1995”.

Rodrigo, e njohur për këngët e saj si Deja Vu, Traitor dhe Drivers License, veshur një fustan shkëlqyes Tom Ford për këtë event të mbajtur në Château Marmont, West Hollywood.

Me temën e vitit që frymëzohej nga moda e viteve ’90, fustani i saj shift ishte tejet elegant dhe modern.

Image
Olivia Rodrigo

Ajo veshi Look 38 nga linja Resort 2026 e Tom Ford, e prezantuar në Paris në tetor të këtij viti.

Stylingun e saj e realizuan dy stilistet Chloe dhe Chenelle Delgadillo, sipas raportimeve të Marie Claire, duke e bërë Olivia-n të duket si një ikonë e modës dhe muzikes, që kombinon elegancën klasike me trendet bashkëkohore.

Image
Olivia Rodrigo
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat