Dashuri nën hijen e konfliktit: Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz mes familjes dhe polemikave

Bota e Yjeve

Dashuri nën hijen e konfliktit: Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz mes familjes dhe polemikave

Nga: M.H. Më: 30 janar 2026 Në ora: 10:41
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave, jo vetëm për martesën e tyre, por edhe për raportet e tensionuara me familjen Beckham.

Çifti është parë së fundmi duke kaluar kohë së bashku, duke treguar se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë pavarësisht zhurmës përreth, shkruan Daily mail, përcjell "Bota sot".

Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme për një përçarje mes Brooklyn dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham. Këto aludime janë ushqyer nga mungesa e shfaqjeve të përbashkëta publike dhe nga distanca që duket se është krijuar mes tyre.

Image
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Burime pranë çiftit kanë sugjeruar se Nicola ka qenë shpesh në qendër të tensioneve, me raportime që flasin për mosmarrëveshje të vjetra që datojnë që nga periudha e dasmës së tyre.

Megjithatë, asnjë palë nuk ka dhënë deklarata të drejtpërdrejta për konfliktin.

Image
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Pavarësisht kësaj situate, Brooklyn duket i përkushtuar ndaj bashkëshortes së tij dhe vazhdon ta mbështesë publikisht, duke ndarë momente romantike dhe mesazhe dashurie në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Victoria dhe David Beckham kanë vijuar angazhimet e tyre profesionale dhe paraqitjet publike, duke shmangur komentet për jetën personale të djalit të tyre.

Image
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat