Pasi u konfirmuan si një nga çiftet më të fuqishme në Critics Choice Awards dhe Golden Globe Awards muajin e kaluar, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet tërhoqën sërish vëmendje.
Megjithatë, Kylie vendosi të mos parakalojë në tapetin e kuq të BAFTA Awards të dielën mbrëma, duke i lënë të dashurit të saj të mbërrinte i vetëm në Royal Festival Hall në Londër.
Aktori 30-vjeçar, i nominuar për Aktorin më të Mirë për rolin e tij në “Marty Supreme”, u shfaq mjaft elegant teksa ecte në tapetin e kuq me një kostum të zi të qepur me kujdes.
Timothée kombinoi xhaketën dopio me një këmishë të zezë dhe papion të së njëjtës ngjyrë, duke rrezatuar vetëbesim përpara ceremonisë plot yje.
Ndërkohë që Kylie e lejoi atë të ishte në qendër të vëmendjes në tapetin e kuq, ajo nuk mungoi me glamurin e saj, duke u shfaqur mahnitëse me një fustan të zi me dekolte të theksuar dhe detaje argjendi në pjesën e përparme.
Çifti u shfaq shumë i afërt pasi u ulën në sallë, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit përpara nisjes së ceremonisë.