Këngëtari kanadez Shawn Mendes dhe e dashura e tij, aktorja dhe modelja braziliane Bruna Marquezine, janë shfaqur sërish shumë të afërt në publik, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.
Dyshja u fotografua teksa kalonte në aeroportin Galeão Airport, në Rio de Janeiro, mëngjesin e së premtes (3 prill), menjëherë pas një fluturimi. Ata mbanin duart e kapura, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e tyre të ngushtë.
Sa i përket stilit, Mendes u shfaq me një këmishë bezhë me kopsa, pantallona të zeza, kapelë bejsbolli ngjyrë kafe dhe syze dielli. Ndërkohë, Marquezine zgjodhi një kombinim casual me këmishë me vija kafe e të bardha, xhinse, kapelë jeshile dhe syze dielli.
Momente të tjera intime nuk munguan: ndërsa po drejtoheshin drejt makinës së tyre jashtë aeroportit, këngëtari u pa me krahun rreth qafës së partneres, ndërsa ajo i mbante dorën dhe të dy shpërthyen në të qeshura.
Romanca e tyre filloi të përflitej që në muajin dhjetor, kur u panë për herë të parë duke shkëmbyer përqafime dhe puthje në Rio. Më pas, në janar, ata e konfirmuan lidhjen me dalje të tjera publike në Los Angeles. Që atëherë, çifti ka kaluar shumë kohë së bashku në Brazil, vendlindjen e Marquezine, duke forcuar edhe më shumë raportin e tyre.