Eva Longoria mahnit në Eddie Murphy, shfaqet me fustan të hapur

Bota e Yjeve

Eva Longoria mahnit në Eddie Murphy, shfaqet me fustan të hapur

Nga: A.SH Më: 21 prill 2026 Në ora: 08:28
Eva Longoria

Aktorja e njohur Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen në eventin e dedikuar për karrierën e ikonës së humorit Eddie Murphy, ku u shfaq me një paraqitje elegante dhe mjaft të guximshme.

51-vjeçarja u paraqit në tapetin e kuq me një fustan të gjatë me dekolte të theksuar, duke kombinuar stilin klasik me një detaj të veçantë mode: një dorezë të vetme, që i dha pamjes së saj një karakter modern dhe artistik.

Paraqitja e saj u komentua gjerësisht në rrjete sociale, ku fansat vlerësuan elegancën dhe vetëbesimin e saj në këtë event prestigjioz.

Image
Eva Longoria

Homazhi për Eddie Murphy mblodhi shumë figura të njohura të Hollywood-it, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të komentuara të mbrëmjes.

Image
Eva Longoria
Image
Eva Longoria
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat