Jennifer Lopez nxjerr në pah linjat e saj, tërheq vëmendjen me veshjen sportive

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez nxjerr në pah linjat e saj, tërheq vëmendjen me veshjen sportive

Nga: A.M. Më: 17 shtator 2026 Në ora: 14:50
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez shfaqi linjat e saj mahnitëse teksa po largohej nga një palestër në Santa Monica, Kaliforni, të mërkurën.

Këngëtarja 57-vjeçare theksoi format e saj të famshme me një kostum trupor ngjyrë kafe çokollatë, me dekolte të theksuar.

Nëna e dy fëmijëve, sjellja provokuese e së cilës së fundmi ka tërhequr vëmendjen, e kombinoi veshjen me atlete të bardha me platformë dhe çorape të bardha, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Jennifer Lopez

Me flokët në nuancë mjalti që i binin mbi supe, ylli u shfaq me një gotë të ngrohtë në dorë, duke mos hequr dorë nga kafeina.

Ajo e kompletoi veshjen sportive me një palë syze dielli të mëdha me nuancë të kuqe.

Image
Jennifer Lopez

Superylli ka tërhequr vëmendjen edhe gjatë javëve të fundit me disa veshje të guximshme sportive. Të hënën, ajo ekspozoi barkun e tonifikuar me një bluzë të shkurtër në ngjyrë nude dhe streçe në të njëjtën ngjyrë, teksa po shkonte në palestër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat