Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shijojnë një mbrëmje në Londër

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shijojnë një mbrëmje në Londër

Nga: A.M. Më: 18 shtator 2026 Në ora: 19:54
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton

Kim Kardashian dhe piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, janë parë së bashku në Londër, ku kanë kaluar një mbrëmje në restorantin e njohur Milos.

Dyshja u fotografua duke dalë nga restoranti pas një darke që zgjati rreth tre orë, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Kjo dalje ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te raportimet për afërsinë mes Kardashian dhe Hamilton, të cilët janë përfolur së fundmi për një marrëdhënie të mundshme. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht se janë në një lidhje.

Image
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton

Sipas raportimeve, duket se Hamilton e njeh mirë restorantin Milos, duke e zgjedhur edhe më parë për darka të veçanta.

Mbrëmja në Londër është komentuar në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë ngritur sërish pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies mes yllit televiziv dhe kampionit të Formula 1.

Image
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat