Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, duke sjellë edhe një herë stilin karakteristik të Hollywood-it.
57-vjeçarja ishte ndër të parat që mbërriti në event dhe menjëherë u kthye në qendër të vëmendjes me një fustan të zi elegant nga Dolce & Gabbana.
Fustani me dekolte të theksuar theksonte linjat e këngëtares dhe aktores, ndërsa Lopez e kompletoi pamjen me aksesorë dhe stilim glamuroz.
Me paraqitjen e saj, Jennifer Lopez dëshmoi edhe një herë se vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar kur bëhet fjalë për modën dhe paraqitjet në evente të rëndësishme.