Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë për herë të parë, pasi ka sjellë në jetë binjakët e saj në Zvicër.
Vetëm një javë pas lindjes, Xhuli ka nisur të ndajë me ndjekësit disa nga momentet e para të jetës së saj të re si nënë.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ish-banorja ka publikuar pamje të ëmbla me binjakët, duke treguar emocionet dhe përditshmërinë e ditëve të para pranë tyre.
“Një javë me binjakët e mi”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve, duke e shoqëruar mesazhin me momente nga jeta me të vegjlit.
Në një tjetër postim, Xhuli ka ndarë pamje nga një shëtitje me fëmijët në Lucern të Zvicrës.
Tashmë, Xhuli po shijon një nga rolet më të rëndësishme të jetës së saj, atë të nënës, ndërsa duket se ditët e para me binjakët po i përjeton me shumë emocion.
Përmes publikimeve të saj, ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa momente nga kjo periudhë e veçantë, duke ruajtur njëkohësisht privatësinë e fëmijëve.