Margot Robbie rikthehet në Australi, aktorja tërheq vëmendjen me stilin elegant në aeroportin e Sidneit

Bota e Yjeve

Margot Robbie rikthehet në Australi, aktorja tërheq vëmendjen me stilin elegant në aeroportin e Sidneit

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 13:02
Margot Robbie

Aktorja australiane Margot Robbie ka mbërritur në vendlindje në prag të një prej ngjarjeve më ekskluzive të modës që organizohen këtë vit në Australi, prezantimit të koleksionit Chanel Cruise/Resort.

Ylli 36-vjeçar u fotografua të mërkurën në aeroportin e Sidneit, teksa po kalonte nëpër terminalin e mbushur me udhëtarë, e shoqëruar nga pjesëtarët e stafit të saj. Ajo u shfaq serioze dhe pa buzëqeshur para kamerave.

Robbie tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante, të frymëzuar nga stili ikonik i aktores Audrey Hepburn. Ajo kishte zgjedhur një palë pantallona të zeza të shkurtra, një bluzë me jakë të rrumbullakët dhe një shami blu me motive paisley në kokë, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Margot Robbie

Pamjen e saj retro e kompletoi me syze dielli nga Chanel, këpucë të zeza elegante të stilit balerinë dhe vathë në formë rrethi. Ndërsa gjërat personale i mbante në një çantë lëkure të zezë nga e njëjta markë.

Një tjetër detaj që ra në sy ishte buzëkuqi në ngjyrë burgundy, i kombinuar me manikyrin në të njëjtën nuancë.

Image
Margot Robbie

Aktorja, e cila është ambasadore e markës Chanel, do të marrë pjesë në prezantimin e koleksionit të ri, që do të mbahet të enjten.

Kjo ngjarje shënon sfilatën e parë të organizuar ndonjëherë nga Chanel në Australi dhe pritet të jetë një prej eventeve më të mëdha të modës që Sidnei ka mirëpritur në vitet e fundit.

Image
Margot Robbie
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat